Shtatë të arrestuar në Tiranë, detajet e para nga policia

Tirana

Shtatë të arrestuar në Tiranë, detajet e para nga policia

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç (vëllezër) dhe D. K., 21 vjeç, pasi në 3 ambiente në pronësi të shtetasve G. S dhe A. S., përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular në pronësi të shtetasi të lartpërmendur ku gjatë kontrollit të tyre u konstatuan faqe për vendosjen e lojrave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;

O. B., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. S., 29 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. T. Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 12.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet si autor i ngjarjes së ditës së djeshme për zjarrvënien e mjetit në pronësi të shtetasit R. Gj., ku ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 12.06.2021, në fshatin Dritas, duke rregulluar shkarkimet e ujërave të çatisë, aksidetalisht ka rënë nga lartësia shtetasi A. B., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat