Autobusi përplaset me pemën! Lëndohen dy pasagjerë në Tiranë/ Aksident me një të vdekur në Cërrik

Tirana

Autobusi përplaset me pemën! Lëndohen dy pasagjerë në Tiranë/ Aksident me një të vdekur në Cërrik

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 20:06
Foto

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur nga aksidentet këtë të diel korriku.

Në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, një 33-vjeçar, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke gjetur vdekjen, ndërsa është plagosur pasagjeri.

Në aksin Levan-Tepelenë, makina me një familje prej katër personash, e ardhur nga Greqia për pushime, ka dalë nga rruga, përgjumja e shoferit është bërë shkak për aksidentin. Ai po merr mjekim në spital, ndërsa pjesa tjetër e familjes nuk ka lëndime.

Për fije i ka shpëtuar vdekjes edhe drejtuesi i këtij mjeti në aksin Thumanë-Lezhë, ku makina është përplasur me trafikndarësen. Siç shihet nga pamjet, bordura metalike e ka ndarë makinë në gjysmë dhe shoferi ka shpëtuar për pak centimetra.

Edhe në qendër të qytetit të Tiranës nuk kanë munguar aksidentet rrugore, ku një autobus i transportit urban është përplasur me një rrap buzë rrugës.

Një dëshmitar i ngjarjes është shprehur se zhurma e aksidentit ishte e frikshme dhe krijoi panik te qytetarët
Nga aksidenti sipas dëshmitarëve u plagosën tre persona dhe u transportuan menjëherë në spital. ata thonë se shoferi bëri përpjekje për të shmangur një motorr picash.

38 persona janë arrestuar për shkelje rregullash si dhe janë pezulluar 78 patenta në 24 orët e fundit. or duket se këto masa nuk mjaftojnë për të shmangur përplasjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat