Aksioni i policisë në Kadastrën e Tiranës, kush janë tre falsifikatorët e arrestuar

Tirana

Aksioni i policisë në Kadastrën e Tiranës, kush janë tre falsifikatorët e arrestuar

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Gazeta Shqip ka mësuar detaje të reja nga aksioni që policia zhvilloi ditën e sotme në zyrat e Kadastrës së Tiranës.

Tre të arrestuarit që kanë rënë në pranga janë:

Panol Nikolla është pezulluar nga detyra si punonjës i hipotekës

Admir Buri arrest me burg për “Ushtim ndikimi”

Neritan Balbusha arrest me burg për “Ushtim ndikimi”

Gazmend Dije arrest me burg për “Ushtrim ndikimi”

Arrestimet vijnë pas një hetimi disa mujor nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave.

Nga pesë persona të shoqëruar dy prej tyre janë sekretare në këtë institucion, ndërsa një tjetër është zyrtar.

Paraprakisht mësohet se veç personave të shoqëruar lista e SPAK ka edhe të tjerë emra, të cilët pritet që të shoqërohen në vijim për llogari të hetimi të nisur.

Hetimi drejtohet nga prokurorja Dorina Bejko, që u emërua në SPAK ditën e premte nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Akuzat që dyshohet se janë konsumuar janë ato të shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët, që përmes falsifikimit të dokumentacionit kanë favorizuar palë të caktuara në përfitimin e pronave të ndryshme në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat