"Kur të gjendet autori i djegies së sarajeve të Qazim Mulletit, atëherë do gjendet dhe ky njeriu që dogji sot Sarajet në qendër të Tiranës"

Tirana

"Kur të gjendet autori i djegies së sarajeve të Qazim Mulletit, atëherë do gjendet dhe ky njeriu që dogji sot Sarajet në qendër të Tiranës"

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:57
Foto

Katër pllaka porcelani bëjnë mbi 3 mijë euro, kush po pyet më për sarajet e mbetura karakatinë."

Sapo hapa “Facebook” sot në orët e para të mëngjesit, pashë që rrjeti ishte i mbushur me fotot e Sarajave të Tiranës të përfshira nga zjarri. Fat i madh aty ndodhej dhe një ambulancë, për të spërkatur flakët e zjarrit.

Në mesditën pati një turje me reagime për identifikimin dhe arrestimin e personit që vuri zjarrin. Madje reaguan krerët e shtetit dhe Lali Eri. Ndërsa asnjë nga pronarët nuk ka reaguar.

Pronarëve nuk u intereson që Sarajet të qëndrojnë ashtu karakatina, të vjetra dhe që nuk fitojnë asnjë gjë. Në një kohë kur 1 cm larg sinorit të tyre, janë ndërtuar dhe vijojnë të ndërtohen kulla të larta, që vlera e 1 m2 i kalon 3 mijë euro.

Pra vetëm 4 pllaka të thjeshta porcelani aty, kanë vlerën e mbi 3 mijë eurove. Shifër tregu, që sapo ta pëshpëritësh nëpër gojë të vjen për tu gëlltitur.

Lakmia për të kapur çmimin mbi 3 mijë euro për metër katror, solli dhe këtë ngjarje kriminale. Një krim i paguar nga oligarkë dhe pronarë për të fituar shumë më shumë nesër. Një vrasës me pagesë që hyn në lojë sot, për t'i hapur rrugë dhe fituar terren një lobi të caktuar ndërtuesish.

Është tipike si skema e djegies së sarajeve të ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti. Saraje këto që ndodheshin në rrugën “Qemal Stafa”, mbi prokurorinë e Përgjithshme ku një pasdite të bukur të vjeshtës së vitit 2007 apo 2008, sarajet u shkrumbuan sa hap e mbyll sytë nga zjarri që përpiu godinën.

Sarajet u bënë pluhur e hi. U zhduk çdo gjë, dhe as ja vlente më ti hyje ta ribëje godinën nga fillimi, pasi ranë muret ra dhe çatia dhe u dogj, çfarë kishte aty brenda.

Mirëpo pas 6 muaj, në zonën ku ndodheshin gërmadhat e sarajeve të Qazim Mulletit, u shfaq eskavatori. Ky hiq dheun, ndërsa makineritë e tjera ngulnin pilota betoni, për të hapur më pas gropën e thellë.

E ndërsa sot kemi të ngritur mbi sarajet e Mulletit, një goxha der pallati, i cili u shit sa hap e mbyll sytë.

Edhe kur u dogjën sarajet e Mulletit, policia dhe prokuroria thanë se zjarri ishte i qëllimshëm dhe se kishin nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Edhe sot kur u dogjën sarajet e tjera në qëndër të Tiranës, kanë nisur hetimet për të kapur autorin.

Unë besoj se kur të gjendet autori i djegies së sarajeve të Qazim Mulletit, atëherë do gjendet dhe ky njeriu që dogji sot Sarajet, në qendër të Tiranës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat