Ç’ndodhi në orët e fundit në Tiranë? Arrestohen 9 persona, ja pse akuzohen

Tirana

Ç’ndodhi në orët e fundit në Tiranë? Arrestohen 9 persona, ja pse akuzohen

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga nëntë persona për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi. Pas verifikimeve rezultoi se 42-vjeçari është autor është autor dhe i 2 vjedhjeve motomjetesh.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi me datë 12.09.2021, në rrugën “Imer Ndregjoni” ka vjedhur motomjetin në përdorim nga shtetasi F. M. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 2 vjedhjeve motomjetesh në pronësi të shtetasve E. D dhe R. M. Gjatë marrjes në pyetje ky shtetas ka pranuar autorësinë e ngjarjeve të ndodhura”, njofton policia.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin R. C(M), 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. R., 25 vjeç, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses.

Specialistët për Hetimin e Krimit Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 58 vjeç, pasi në fshatin Gosë, ka vjedhur prodhime bujqësore në pronën e shtetasit P. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.P., 40 vjeç, R. S., 35 vjeç dhe A. B., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A.M., 22 vjeçe, pasi ka aksidentuar këmbësoren V. Ll., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat