4 të plagosur/ Si nisi sherri i dhunshëm në mëngjesoren në Tiranë?

Tirana

4 të plagosur/ Si nisi sherri i dhunshëm në mëngjesoren në Tiranë?

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri masiv që ndodhi sot pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 në një mëngjesore. Sherri kishte nisur në këtë biznes mes disa personave, ndërsa më pas sherri kishte vazhduar jashtë ambienteve të këtij biznesi.

Ndonëse përplasja si fillim kishte qenë verbale, personat në fjalë nisën që të konfliktoheshin me sende të forta dhe për pasojë 4 prej tyre përfunduan me lëndime në spital.

Një prej këtyre personave, pasi kishte kërcënuar disa herë, kishte nxjerrë një pistoletë dhe kishte qëlluar disa erë në ajër, raporton News24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat