Dhunë, moskallëzim krim dhe vjedhje, arrestohen 10 persona në Tiranë, procedohen 2 të tjerë

Tirana

Dhunë, moskallëzim krim dhe vjedhje, arrestohen 10 persona në Tiranë, procedohen 2 të tjerë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 10 persona, ndërsa ka proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Dy vëllezër janë arrestuar pasi nuk kanë kallëzuar për identitetin e një tjetër shtetasi, i cili ka goditur punonjësin e Policisë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për shkak të detyrës.

Shtetasit S. K., 27 vjeç dhe A. K., 21 vjeç akuzohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës, ndërsa policia po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim A. P, 39 vjeç( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën së sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

U arrestua në flagrancë shtetasi G. B, 56 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, Forca e Posaçme “Shqiponja” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë.

Shtetasi A. P., 38 vjeç, u vu nënë prangat e policisë, pasi në rrugën “Dedë Gjon Luli”, i ka vjedhur me dhunë një shtetaseje, një aparat celular dhe një varëse floriri.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. K., 46 vjeç, A. D., 43 vjeç, B. D., 52 vjeç dhe B. B., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

E. L, 36 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasve:

G. M, 22 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, pas përfundimit të ndeshjes, ka goditur me grusht shtetasit A. D dhe R. S;

K. Sh, 21 vjeç, pasi në kryqezimin e “21 Dhjetorit”, pas përfundimit të ndeshjes ka goditur me grusht shtetasin E. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat