Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit/ Besmir Qibini rikthehet në krye të “Rrugores” në Tiranës

Tirana

Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit/ Besmir Qibini rikthehet në krye të “Rrugores” në Tiranës

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:25
Besmir Qibini

Që prej ardhjes në krye të Policisë së Shtetit të Gledis Nanos, janë bërë shumë ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në rrethe.

Më i fundit është në Tiranë, ku “Panorama” mëson se është rikthyer në Policinë Rrugore të kryeqytetit, Besmir Qibini, i cili ka mbajtur këtë post më herët në vitet 2014-2015.

Besmir Qibini do të prezantohet nesër në krye të Policisë Rrugore të Tiranës.

Erion Ahmeti, i cili mbante postin e shefit të Qarkullimit në Tirane, emërohet specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Pak muaj më parë në një intervistë për gazetaren e “Panorama”, Etleva Delia, Qibini ka bërë një analizë të detajuar mbi të gjitha problematikat që shkaktohen nga aksidentet në rrugë, përfshirë edhe ato me pasoja fatale për jetën.

Në intervistën e publikuar në gazetën “Panorama”, Qibini ka deklaruar se parandalimi i aksidenteve nuk është vetëm detyrë e Policisë, por e disa institucioneve që duhet të bashkëpunojnë.

Sipas tij, ndërhyrja e eprorëve në mosndëshkimin e rasteve të veçanta e demotivon punonjësin e qarkullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat