9 të arrestuar, 8 të proceduar penalisht në Tiranë. Për çfarë akuzohen

Tirana

9 të arrestuar, 8 të proceduar penalisht në Tiranë. Për çfarë akuzohen

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe 8 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.T., u ndalua për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi nëpërmjet falsifikimit të faturave bankare ka blerë aparate celulare iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 13 Pro Max, në dy subjekte tregtare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

–  A. D., 47 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dokument i falsifikuar me mbishkrimin “Policia”, me gjeneralitetet e tij;

– R. Sh., 27 vjeç, me detyrë përgjegjës për sigurinë teknike në një firmë private, si dhe proceduan penalisht shtetasin L. E., 40 vjeç, me detyrë administrator i firmës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç, punëtor;

– G. Xh., 28 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në telefonin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur programe që përdoren për vendosjen e lotove sportive.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit M. Q., 45 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. M., 54 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. S., 56 vjeç;

– K. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

– E. N., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– S. P., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– E. H., 17 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

– B. M., 33 vjeç; Sh. H., 47 vjeç dhe A. M., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Ndotja e ajrit” kryer në bashkëpunim. Punohet për kapjen e tyre.

– J. M., 60 vjeç dhe V. D., 26 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;

– I. X., 38 vjeçe, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat