Tirana festoi ndërrimin e motmoteve pa orë policore

Tirana

Tirana festoi ndërrimin e motmoteve pa orë policore

Më: 1 janar 2022 Në ora: 22:29
Festa në Tiranë

Mes tingujve të muzikës, qytetarët shfrytëzuan vendimin e Komitetit Teknik për heqjen e orës policore në natën e ndërrimit të viteve.

Një kufizim që ishte në fuqi që prej nisjes së pandemisë.

Por çfarë presin qytetarët për vitin e ardhshëm?!

“Shëndet dhe mbarësi”!

Nuk mungojnë as urimet. Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi një vit më të mbarë për shqiptarët.

“Ndaj ju uroj të gjithëve një vit të mbarë për ju, për familjet tuaja. Secili prej nesh mund të jetë një familjar më i mirë, një shok më i mirë, një komshi më i mirë, një fqinjë më i mirë, një koleg më i mirë. Dhe nëse secili prej nesh është pak fare më i mirë, e gjithë Tirana do të shkëlqejë. Bekime për ju dhe për familjet tuaja”, tha Veliaj.

Për të pritur ndërrimin e viteve, Bashkia e Tiranës organizoi një koncert me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat