Kapet 1 kg kokainë në Tiranë

Tirana

Kapet 1 kg kokainë në Tiranë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:09
Kapet 1 kg kokainë në Tiranë

Një i arrestuar dhe 1 kilogramë e 34 gramë kokainë është bilanci i një operacioni policor në Tiranë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se është vënë në pranga një person, 55-vjeçari me inicialet B. T., nga Bërxulla.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Sekuestrohen 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një automjet dhe një aparat celular.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Disponimi 2’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë.

Në rrugën ‘Jordan Misja’, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.  

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat