E rëndë në Tiranë, ndërron jetë në lokal 70-vjeçari, ja çfarë thotë policia

Tirana

E rëndë në Tiranë, ndërron jetë në lokal 70-vjeçari, ja çfarë thotë policia

Më: 14 janar 2022 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se ka ndërruar jetë në një lokal në zonën e Freskut, 70-vjeçari E. M. 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç. 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat