E parkuar prej shumë kohësh, shkrumbohet mjeti në Tiranë

Tirana

E parkuar prej shumë kohësh, shkrumbohet mjeti në Tiranë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se automjeti ndodhej i parkuar prej shumë kohësh në rrugën ‘Rexhep Jella’ dhe është djegur plotësisht si pasojë e flakëve.

“Me datë 01.02.2022, rreth orës 06:00, në rrugën “Rexhep Jella”, është djegur plotësisht një mjet i parkuar prej shumë kohësh”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe identifikimin e pronarit të mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat