‘Skifter’ banesash/ Arrestohet i riu në Tiranë, autor i 8 grabitjeve

Tirana

‘Skifter’ banesash/ Arrestohet i riu në Tiranë, autor i 8 grabitjeve

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar me inicialet M.S., si autori i dyshuar për tetë grabitje të ndodhura në kryeqytet.

Sipas policisë 21-vjeçari ishte i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu me finalizimin e operacionit të koduar “Çelësi” , u sekuestruan një mekanizëm çelës përshtatës që shërben për kopjimin/klonimin dhe hapjen e bravave, një kuti me vegla dhe çelësa si ato të kopjimit të çelësave të bravave, një çelës makine, çelësa të ndryshëm banesash, dy aparate celulare, një dron me kamër, 3 televizora, 24 ora dore të markave të ndryshme, 4 çanta të ndryshme, një iPad, një kamer sigurie, një playstation dhe 4 laptopë, disa bizhuteri floriri, 295.000 lekë të rinj, 6400 euro, 276 dollarë dhe 490 paund

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat