Rruga e ambasadave të Ukrainës, Serbisë, Rusisë e Kosovës në Tiranë, merr emrin “Ukraina e Lirë”

Tirana

Rruga e ambasadave të Ukrainës, Serbisë, Rusisë e Kosovës në Tiranë, merr emrin “Ukraina e Lirë”

Më: 5 mars 2022 Në ora: 18:41
Foto

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se një rrugë e kryeqytetit të Shqipërisë do të emërohet “Ukraina e Lirë”.

Përmes Twitter-it, Veliaj ka thënë se kjo rrugë është rruga ku janë të vendosura ambasada e Ukrainës, Rusisë, Serbisë e Kosovës.

“Qyteti i Tiranës do të emërojë një segment rruge në rreshtin e ambasadës “Ukraina e lirë”. Rastësisht, ambasadat e Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës janë në atë rresht”, shkruan Veliaj.

Tutje, ai shtpi se lufta e Serbisë kundër Kosovës dhe ajo e Rusisë kundër Ukrainës kanë përcaktuar brezin tonë.

“Lufta e Serbisë kundër Kosovës dhe lufta ruse kundër Ukrainës kanë përcaktuar brezin tonë. Kjo rrugë do të përcaktojë qytetin tonë”, shkruan kryetari i Tiranës. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat