Veliaj prezanton flotën e gjelbër: Sot bileta në Tiranë është më e lira në rajon. Tre linja autobusësh me korsi të dedikuar

Tirana

Veliaj prezanton flotën e gjelbër: Sot bileta në Tiranë është më e lira në rajon. Tre linja autobusësh me korsi të dedikuar

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:04
Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ekspertët dhe agjencinë gjermane të GIZ-it, po studion planin për të kthyer tre linja ekzistuese me korsi të dedikuara për autobusët, me qëllim lëvizjen më shpejt të qytetarëve.

Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj në prezantimin e flotës së gjelbër të autobusëve, në një aktivitet ku morën pjesë edhe ekspertët gjermanë të GIZ-it, që po asistojnë Bashkinë e Tiranës në përmirësimin e shërbimit të transportit.

“Për ta bërë edhe më të pëlqyeshëm dhe frekuentueshëm përdorimin e autobusit, bashkë me ekspertët e GIZ-it po hartojmë një plan për të kthyer tre linja të Tiranës – linjën Kinostudio-Kombinat, linjën e Unazës dhe linjën e Tiranës së Re – në atë që quhet ‘Bus Rapid Transit’: pra, linja me korsi të dedikuar, të ngjashme me ato që mund të keni parë në Stamboll, që funksionojnë si tram ose metro, por në këtë rast janë autobusë. Ka shumë njerëz që thonë pse nuk e bëjmë dot një tram ose metro në Tiranë. Së pari, sepse nuk gënjejnë për fushatë dhe pastaj nuk e bëjmë tramin. Së dyti, është llogari. Shumë prej vendeve të Ballkanit, siç mund të jenë Bullgaria apo Rumania, e përballojnë metronë vetëm falë subvencioneve sepse janë anëtare të BE-së”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se aktualisht bileta e transportit publik është më e ulëta në rajon, ndërsa siguroi se qeveria dhe bashkia do të vijojnë mbështetjen për operatorët për të mos ndryshuar çmimin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat