E diela ditë pa makina në Tiranë! Si do të bëhet devijimi i trafikut të automjeteve

Tirana

E diela ditë pa makina në Tiranë! Si do të bëhet devijimi i trafikut të automjeteve

Më: 24 prill 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Tashmë si çdo fundjavë e diela do të jetë ditë pa makina në kryeqytet. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë prej orës 09:00 deri në 15:00.

Qarkullimi i makinave do të devijohet në disa rrugë të caktuara duke shmangur fluksin në akset kryesore.

Si do të devijohet trafiku i automjeteve:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën i të kësaj urdhërese.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.W.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat