Ishte shpallur në kërkim/ Kapet në Tiranë 22-vjeçari i dënuar me 5 vite burg

Tirana

Ishte shpallur në kërkim/ Kapet në Tiranë 22-vjeçari i dënuar me 5 vite burg

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet për drogë dhe drejtim makine në mënyrë të parregullt.

Sipas policisë ky person është dënuar në shkurt të këtij viti me 5 vjet burgim për drogë, ndërsa në vitin 2021 është dënuar me 2 muaj burgim për për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tëo”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tëo”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 28.02.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Gjithashtu, kjo Gjykatë, me vendimin e datës 23.09.2021, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat