Shtohen rastet e helmimeve nga zvarranikët dhe insektet, 10 persona të kafshuar nga gjarpri shkojnë në spital në Tiranë në qershor-korrik

Tirana

Shtohen rastet e helmimeve nga zvarranikët dhe insektet, 10 persona të kafshuar nga gjarpri shkojnë në spital në Tiranë në qershor-korrik

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Stina e verës shton rastet e helmimeve nga zvarranikët, insektet dhe ushqimet.

Në periudhën qershor-korrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, 10 persona janë paraqitur të kafshuar nga gjarpri, 3 nga merimanga vejusha e zezë, e të tjerë nga shumëkëmbësh-at apo bletët.

Mjekët bëjnë thirrje që në momentet e para të kafshimeve të tilla të mos ndërhyhet në plagë.

“Nganjëherë ne hasim disa teknika para spitalore nga vetë pacientët, të mos manipulohet në plagën e kafshimit nga gjarpri, shumë tentojnë të bëtë bëjnë thithje të ekstraktit.në momentin më të parë ti afrohen qendrës spitalore”, Andrin Tahiri, mjek toksikolog.

Fatmirësisht raste të tilla nuk kanë rezultuar me vdekje. Përveç helmimeve biologjike, ato ushqimore po ashtu janë në rritje.

“Ushqimet që gatuhen të konsumohen brenda vaktit ose të mbahen në zinxhirin frigoriferike. Ka pasur raste me të vjella, dobësi trupore edhe me ethe”, tha toksikologu.

Mjekët këshillojnë që gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta të kemi kujdes të shtuar për higjienën, në mënyrë që ushqimet të mos ekspozohen nga insektet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat