Veliaj: Na duhet shumica absolute për të ecur përpara

Tirana

Veliaj: Na duhet shumica absolute për të ecur përpara

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 23:34
Erion Veliaj

Në takimin me socialistët e Njësisë 11 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i drejtpërdrejtë kur tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale kërkohet fitorja me shumicë absolute në këshill për të mos cënuar ecjen përpara të investimeve.

“Na duhet shumica edhe në Këshill sepse është garancia për të ecur përpara, për të marrë vendime të rëndësishme. Një popull i fragmentuar, një Parlament copë e çikë, partiçkat e vogla që të ngulen si shushunja në lëkurë, nuk ta japin dot këtë mundësi”.

Veliaj komentoi protestën e 7 Korrikut të opozitës duke shigjetuar drejtuesit e tyre.

“Çfarë bëri ky që kërkon protesta sot? Ky i 96-ës, i 97-ës, i 98-ës, që i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin, veriun me jugun, të krishterët me myslimanët, firmat piramidale, që i quante Zvicra shqiptare, Lanën e zaptuar. Këta e kishin Tiranën dhe nuk bënë një shkollë. Sot kemi 40 shkolla te reja. Shikoni partinë tjetër: hap qepenin, mbyll qepenin, njëherë burri, njëherë gruaja”.

Veliaj renditi një listë të gjatë të investimeve të realizuara në Njësinë 11, ndihmën në rastin e tërmetit apo të pandemisë dhe kujdesin për shtresat në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat