Ju kishte munguar?! Del në skenë “gjyshi hajdut”, vjedh telefon dhe para tek një lokal

Tirana

Ju kishte munguar?! Del në skenë “gjyshi hajdut”, vjedh telefon dhe para tek një lokal

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 09:43
Ai ka vjedhur një telefon dhe një shumë të konsiderueshme parash

Pas disa ditësh mungesë, ka dalë në skenë gjyshi hajdut, Lilo Skëndo, i cili vjedh i qetë në bizneset e Tiranës, por polica vetëm e procedon penalisht.

Së fundmi, gjyshi i vjedhjeve ka bërë ‘golin’ në një lokal në Tiranë. Ai ka vjedhur një telefon dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Pronari i lokalit e ka denoncuar dhe thotë se policia nuk po i jep zgjidhje.

Pronari shkruan:

Ne Tirane ka ndodhur nje vjedhje ne nje lokal dhe desha tju pyesja nese keni mundsi ta shpërndani. I dyshuari mendohet ta ket emrin Lider Skendaj, ka ndodhur në zonën e Porcelanit. Ka marrë Nje telefon dhe nje shum parash. U drejtova tek ju sepse policia spo gjen zgjidhje dhe mendova se do beja mir ktu. Ne polici na than qe ky person esht hajdut telefonash dhe i shet ato.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat