E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar

Tirana

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët teksa ndodhej në banesën e tij.

“Më datë 07.08.2022, rreth orës 20:25, në rrugën “Myslym Shyri”, në banesë, shtetasi S. C., 35 vjeç dyshohet se ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Ai po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat