“Më kërcënon kolegu i punës”/ 62-vjeçari ‘ngre në këmbë’ Policinë nisin hetimet

Tirana

“Më kërcënon kolegu i punës”/ 62-vjeçari ‘ngre në këmbë’ Policinë nisin hetimet

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar i është drejtuar për ndihmë uniformave blu të Tiranës, pasi ka marrë mesazhe kërcënuese nga kolegu i tij i punës.

Policia bën me dije se ndaj këtij të fundit P. T., 62 vjeç ka nisur një hetim. Ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin P. T., 62 vjeç, pasi për shkak të marrëdhënies në punë, i ka dërguar mesazhe kërcënuese shtetasit E. J., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat