Blushi i kundërpërgjigjet Veliajt: Ja ku qëndron diferenca e madhe mes Tiranës dhe Prishtinës

Tirana

Blushi i kundërpërgjigjet Veliajt: Ja ku qëndron diferenca e madhe mes Tiranës dhe Prishtinës

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 11:01
Erion Veliaj dhe Ilir Meta

Luftës mes Ilir Metës dhe Erion Veliajt i është bashkuar dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Ai ka thënë ditën e djeshme se qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë ndërsa shton se zëri i tyre duhet të dëgjohet me përulësi. Blushi shprehet se Tirana po bëhet çdo ditë më e pabanueshme duke theksuar se ajo konkurron me kryeqytetet evropiane vetëm me çmimet por jo me shërbimet dhe cilësinë. “Në Tiranë vetëm ajri është falas, por edhe ai vret se është i ndotur!”

Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme. Çmimet stratosferike, taksat e larta, gjobat abuzive, korrupsioni i Bashkisë me djegsat fiktivë, mungesa e shërbimeve cilësore të administratës lokale, uji i papijshëm, betonizimi dhe ndërtimet pa kriter, zhdukja e hapësirave publike, si dhe transporti publik skandaloz e kanë kthyer Tiranën në një nga qytetet më të vështira për të jetuar, me kushte të papërballueshme! Me kryeqytetet europiane, Tirana sot konkurron vetëm me çmime, por jo me shërbime dhe cilësi të jetesës! Më keq nuk ka ku të shkojë! Qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar me përulësi”, shkruan Blushi.

Ai shprehet me ironi se PL-ja e bëri krahasimin e Tiranës me Prishtinën dhe as me Kabulin apo Kopenhagenin. Ai i ka përmendur Veliajt, aferën e inceneratorëve.

“Tirana ka kryebashkiakun e inceneratorëve, të betonizimit dhe kullave që nuk kanë kursyer as objektet e kultit, të shembjes së Teatrit Kombëtar, të korrupsionit (shet me lekë edhe varret e të vdekurve), të pastrimit të parave, të gjobave abuzive, të çmimeve dhe taksave të larta, të shkatërruesit pa ligj të shtëpive të qytetarëve. Ndërsa Prishtina ka një kryebashkiak të përgjegjshëm dhe patriot. Me një kryetar Bashkie si Erion Veliaj dhe vetëm për shkak të tij, Tirana ka gjithashtu treguesit më negativë në çdo aspekt të jetesës. Dhe meqë bën sikur harron, as Partia e Lirisë dhe as qytetarët nuk harrojnë dhe nuk do ta falin që Tirana në drejtimin e tij, sipas NUMBEO, renditet e fundit në Europë për sigurinë e jetesës, cilësinë e ajrit, indeksin e kujdesit shëndetësor etj."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat