Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, rëndë drejtuesi

Tirana

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, rëndë drejtuesi

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 12:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, nga i cili ka mbetur i dëmtuar një qytetar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Babrroit dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka përplasur një motor duke bërë që drejtuesi i këtij të fundit të pësojë dëmtimë të rënda në kokë dhe trup.

Pak minuta pas aksidenti në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca dhe e dërgoi të aksidentuarin në spital, i cili tashmë është nën kujdesin e mjekëve.

Në vend ndodhet policia, e cila ka marrë në pyetje paraprakisht drejtuesin e makinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat