Qytetari filmon momentin tronditës, babai godet fort vajzën e mitur: Mos të shoh tek bulevardi!

Tirana

Qytetari filmon momentin tronditës, babai godet fort vajzën e mitur: Mos të shoh tek bulevardi!

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:28
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myrteza Topi”

Një video tronditëse ka mbërritur së fundmi në redaksiën e JOQ ALBANIA. Një baba, i zëmëruar nga sjelljet e vajzës së tij 14-vjeçare, e ka goditur këtë të fundit me shuplakë.

Sipas raportimeve për JOQ ALBANIA ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myrteza Topi”, në orët e vona të natës.

Qytetari që ka parë skenën, tregon se babai është i zëmëruar që vajza del në bulevard me djem dhe konsumon cigare.

Sipas tij kjo situatë është e përditshme dhe shqetëson gjithë banorët e lagjes.

Qytetari shkruan:

Prsh JOQ ! Kjo eshte video qe tregon se cfare behet ne oren 1 te nates ne rrugen Myrteza TOPI. Nuk mund te flejme gjume!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat