E rrahu në sy të fëmijëve, gruaja hakmerret dhe e godet me thikë burrin

Tirana

E rrahu në sy të fëmijëve, gruaja hakmerret dhe e godet me thikë burrin

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një çift bashkëshortësh janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin në Tiranë e si pasojë ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar.

Mësohet se e gjitha nisi pasi burri 34-vjeçar me iniciale F.GJ ditën e djeshme kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 32-vjeçare në sy të fëmijëve të tyre të mitur.

Gjatë konfliktit, 32-vjeçarja me iniciale A.N., është kundërpërgjigjur duke  e goditur bashkëshortin me thikë.

Aktualisht 34-vjeçari F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat