Makina hyn në oborrin e shtëpisë, përplas për vdekje 23-vjeçaren

Tirana

Makina hyn në oborrin e shtëpisë, përplas për vdekje 23-vjeçaren

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 08:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë rreth orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese, duke përplasur një vajzë të re e cila qëndronte në oborrin e shtëpisë së saj.

Për pasojë, 23-vjeçarja me iniciale M.S. pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital. Fatkeqësisht, ndërroi jetë për shkak të plagëve që kishte pësuar nga përplasja me automjet.

Drejtuesi i mjetit, D.T., i cili humbi kontrollin mbi makinën dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë, po pyetet nga policia në lidhje me rrethanat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat