Rama dhe Veliaj publikojnë video nga Tirana me një mori të pafund turistësh të huaj

Tirana

Rama dhe Veliaj publikojnë video nga Tirana me një mori të pafund turistësh të huaj

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 09:57
Tursitët

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga turistët e shumtë që këto ditë shtatori kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën.

Grupe turistësh, sportitë, çiklistë, por dhe turistë individualë kanë vendosur që të vijnë në Tiranë për t’u njohur jo vetëm me historinë e qytetit, por dhe me kulinarinë e pasur ballkanase.

“MIRËMËNGJES
dhe me turistët kuriozë që shijojnë Tiranën këto ditë shtatori, ju uroj një të diel të qetë”- shkruan kryeministri Rama krahas videos, ku duket vrulli i turistëve të huaj në Tiranë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat