Opozita iraniane e strehuar në Tiranë nuk i beson kërcënimit për sulm me dron

Tirana

Opozita iraniane e strehuar në Tiranë nuk i beson kërcënimit për sulm me dron

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Opozita iraniane e strehuar në Shqipëri nuk beson se Irani ka një dron që mund të udhëtojë në distancën Iran-Shqipëri.

Prandaj alarmi për një sulm të mundshëm nuk i ka frikësuar muxhahedinët që prej vitesh strehohen në Durrës.

Punonjësit e sigurisë që duhet thënë që janë të shumtë në numër, bëjnë punën e përditshme duke lënë të kuptohet që nuk kërcënohet siguria e kampit.

Në një shkrim të gazetës qeveritare iraniane shkruhej se “Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”.

Ky është titulli i artikullit të datës 1 tetor i publikuar në median “Iran Front Page”, e cila citon një shkrim të gazetës qeveritare iraniane.

Sipas të përditshmes iraniane, droni mund të udhëtojë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin.

Gazeta qeveritare e Iranit duke cituar Ministrinë e Inteligjencës thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri ka rolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.

Pas sulmeve kibernetike, marrëdhëniet diplomatike mes Iranit dhe Shqipërisë janë prishur. Madje qeveria shqiptare mori një vendim për të dëbuar të gjithë trupën diplomatike të Iranit në Tiranë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat