Brenda në thasë e të fshehura në një gropë, zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje në Tiranë

Tirana

Brenda në thasë e të fshehura në një gropë, zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje në Tiranë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje gjatë operacionit që zhvilloi komisariati Nr. 4 në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Sipas burimeve, të futura nëpër thasë dhe të fshehura në një gropë se shkurre pranë një blloku pallatesh, u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh.

Reth 150 krëhëra që mbajnë fishekë të kalibrave të ndryshëm:

-92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit.

-Pjesë armësh automatike.

-1 tytë mitralozi.

-2 pajisje optike për armët

U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze, 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare. Armët dhe municionet luftarake janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Gjatë operacionit nuk është arrestuar asnjë person dhe po punohet për të identifikuar poseduesit që i fshehën armët aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat