Baste sportive në celular, në pranga 54-vjeçari në Tiranë

Tirana

Baste sportive në celular, në pranga 54-vjeçari në Tiranë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë gjatë operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Ai u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi: D. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”
, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat