Policia arreston mjekun e njohur

Tirana

Policia arreston mjekun e njohur

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:58
Gjykata e Tiranës

Ilir Hoxha 52 vjeç është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 muaj e 25 ditë burg për akuzën se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore për bizneset që nuk respektonin rregullat anti COVID.  

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin në kërkim Ilir Hoxha, 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore", kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia.

Ilir Hoxha u arrestua fillimisht nga operacioni i urdhëruar nga SPAK, që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore.

Ata përfituan nga situata e pandemisë së COVID duke shpërndarë tampone për të përfituar lekë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat