Parandalohet krimi në familje/ Arrestohet 40-vjeçari, kërcënoi me armë dhe dhunoi familjarët

Tirana

Parandalohet krimi në familje/ Arrestohet 40-vjeçari, kërcënoi me armë dhe dhunoi familjarët

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Një krim i mundshëm në familjë është parandaluar në Lezhë, pasi 40-vjeçari i arrestuar ka dhunuar dhe kërcënuar me armë familjarët e tij.

Përveç dhunës dhe kanosjes, autori me iniciale L. L. u ka dëmtuar makinat që ata kishin në pronësi.

Policia ka konstatuar se autori iu kishte vjedhur familjarëve të tij sende personale dhe i ka shitur.

Në kuadër të operacionit të koduar “Mbërritja”, u sekuestrua arma që 40-vjeçari, ka përdorur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi policisë:

Lezhë / Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në familje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbërritja”.

Kanosi me armë gjahu familjarët e tij, i dhunoi ata dhe iu dëmtoi automjetet, vihet menjëherë në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut që u përdor për kanosjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Rendit, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë gjahu familjarët e tij, dhe po i dhunonte ata, kanë organizuar menjëherë punën, kanë mbërritur në vendngjarje dhe në kuadër të operacionit “Mbërritja”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale, në familje.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 40 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i prones”.

Ky shtetas, në banesën e tij, në fshatin Rrilë, ka kanosur me armë gjahu, familjarët e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre dhe iu ka dëmtuar automjetet që ata kishin në pronësi. Nga veprimet e deritanishme hetimore, ka rezultuar se shtetasi L. L. iu kishte vjedhur familjarëve të tij, sende personale dhe i kishte shitur.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e gjahut që u përdor për kanosjen. Shtetasi i arrestuar e mbante armën e gjahut, pa autorizimin përkatës në emër të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat