Një delegacion i Gazetarëve Evropian nga Brukseli dhe përfaqësues të organizatave nga Strasbourgu dhe Gjeneva zbarkojne ne Tirane

Tirana

Një delegacion i Gazetarëve Evropian nga Brukseli dhe përfaqësues të organizatave nga Strasbourgu dhe Gjeneva zbarkojne ne Tirane

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:19
Delegacioni i Gazetarëve Evropian nga Bruksel

Pas nje misioni tre diore ne Kosove,  partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës se bashku me kreret e shoqatave te gazetareve evropiane dhe perfaqesues te organizatave nderkombëtare nga Brukseli, Strasbourgu dhe Gjeneva sot kane arritur ne Shqipëri. Ata do te wendrojne dy dite ne Tirane për të vlerësuar gjendjen aktuale të lirisë së mediave, mbrojtjen e gazetarëve, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) do t’i bashkohet misionit së bashku me NENIN-19, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Unionin Evropian të Transmetuesve, Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Institutin Ndërkombëtar të Shtypit dhe Reporterët pa Kufij.
Organizatat partnere do te zhvillojne nje ser takimesh me kryeministrat përkatës, ministra, përfaqësues të komisioneve parlamentare të medias, autoritetet gjyqësore, zyrtarët lokalë, organet rregullatore, transmetuesit publikë dhe organizatat e shoqërisë civile.

Gjatë këtij lloj misioni, pas Kosoves sot kreret e shoqatave nderkombetare te gazetareve kane arritur ne Tirane. Nga pala shqiptare, ata do te takojme kryeministrin Edi Rama neser ne ora 09:00 edhe pse fillimisht nje takim i tille ishte refuzuar.

“Kem edhe takime të planifikuara dhe të konfirmuara me organizata gazetarësh, gazetarë dhe botues, autoritete gjyqësore, parlamentarë, rregullatorë, ambasadorë europianë, autoritetet policore, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, komisionerët e informacionit… » ka thëne për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch z.Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshem i Federates se Gazetarëve Evropian (EFJ) me seli ne Bruksel.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch po ashtu ka mesuar se gjate qendrimit ne Tiranë delegacioni prej dhjete anetaresh gjate misionit te tyre do të takohen gjithashtu me gazetarë dhe shoqata të gazetarëve me qëllim të vlerësimit të situatës në lidhje me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Shqipëri.

Misioni dydiore ne Shqipëri i krereve te shoqatave te gazetareve evropiane me perfaqesues te organizatave nderkombëtare nga Brukseli, Starsbourgu dhe Gjeneva synon të adresojë sulmet kundër gazetarëve, vrasjet,  rastet e mosndëshkimit, kërcënimet ligjore dhe aspekte të tjera të lidhura me sigurinë e gazetarëve, pavarësinë e mediave dhe transmetuesve të shërbimit publik.

Pas misionit, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës do të bëjnë publike rezultatet e misionit të tyre në Shqipëri, duke përfshirë rekomandimet për qeveritë dhe politikëbërësit.

Pas tere ketij aktiviteteti, takime dhe bisedime e me personalitet dhe organizatat ne Kosove e Shqiperi do të mesoni me shume gjate konferences per shtyp të planifikuara për t’u mbajtur më 18 Nëntor në h. 14.30-15:30 në Hotel Rogner në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat