A do lejohen fishekzjarret dhe kapsollat këtë fundvit? Policia bën me dije masat

Tirana

A do lejohen fishekzjarret dhe kapsollat këtë fundvit? Policia bën me dije masat

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 20:19
Ilustrim

Ditën e sotme Policia e Tiranës ka bërë me dije disa masa për ndalimin e fishekzjarrëve dhe kapsollave me fuqi të lartë shpërthyese. 

Forcat blu kanë sekuestruar qindra kapsolla dhe fishekzjarrë me fuqi të lartë plasëse që ishin planifikuar të tregtoheshin gjatë këtyre ditëve. Këto masa parashikojnë kontrolle të vazhdueshme, për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit dhe përdorimit, të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, për të mos rrezikuar qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe jetën e shëndetin e qytetarëve. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, zbatimin me rigorozitet të detyrave të përcaktuara në planin e masave, detyra të cilat konsistojnë në: 

-Zbatimin me rigorozitet të planeve të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, nga subjektet e licencuara, si dhe 

-Intensifikimin e kontrolleve në territor dhe në këtë kuadër, ndihmësspecialistët e Policimit në Komunitet/SPZ-të, patrullat e përgjithshme, ndihmësspecialistët për kontrollin e armëve, duhet të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentimin e tyre dhe bllokimin e sendeve të kundërligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat