Ambasadori i diasporës shqiptare Lazim Destani vlerësohet lart në Tiranë, nderohet me çmimin: Gjeneral i paqes!

Tirana

Ambasadori i diasporës shqiptare Lazim Destani vlerësohet lart në Tiranë, nderohet me çmimin: Gjeneral i paqes!

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 17:43
Lazim Destani

Nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës në Tiranë, në një mënyrë tejet surprizë për mua, nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet pranova vlerësimin Gjeneral i Paqes, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Takime dhe aktivitete të tilla i shërbejnë afrimit dhe bashkimit të mëtejshëm të diasporës sonë me trojet tona.

Në fjalën time me këtë rast theksova se e kam ditur kurdoherë, që t’i shërbesh atdheut dhe kombit është nder dhe lavdi. Të ndihmosh njerëzit, është mirësi. Por, t’i shërbesh paqes për vendin tënd, për kombin tënd dhe për mbarë njerëzimin, është hyjnore.

Ne kuadër të Ditës së Diasporës filloi agjenda e Këshillit Koordinues të Diasporës ne Tirane ku moren pjese Lazim Destani nga (Tetova) Gjermania, President Nderi i Dhomes se Biznesit te Diaspores, Ardian Lekaj Kryeatri i Dhomes se Biznesit te Diaspores, Bashkëkryetarin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Damian Gjiknuri, Mark Gjonaj Kryetar i Bashkise se New York-ut etj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne kete tribune u diskutua per rëndësinë e diasporës shqiptare në proceset integruese të vendit, për reformat e rëndësishme dhe në veçanti për votën e diasporës, që mbetet njëra ndër temat kryesore të KKD-së.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka, shtroi darkë pune duke u dëshiruar mirëseardhje Anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Në ditën e dytë të këtij aktiviteti agjenda vazhdoi me hapjen e Konferencës së Diasporës ku të pranishëm ishin Kryeministri dhe disa ministra të Kabinetit Qeveritar. Me këtë rast KKD-ja prezantoi punën e saj trevjeçare rreth aktiviteteve të zhvilluara deri më tani.

Nga diskutuesit në konferencë u theksua rëndësia e vazhdimit të punës për forcimin e urave lidhëse mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat