Sot nata e ndërrimit të viteve, Veliaj: Na pret një spektakël fishekzjarresh

Tirana

Sot nata e ndërrimit të viteve, Veliaj: Na pret një spektakël fishekzjarresh

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 16:08
Erion Veliaj

Sheshi “Skëndërbej” në Tiranë do të kthehet në skenë feste që nga ora 22:30 e mbrëmjes.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj inspektoi përgatitjet që po kryhen për natën e ndërrimit të viteve.

Në mesnatë paralajmëroi një spektakël fishekzjarresh.

“Kemi përgatitur një shfaqje 10-15 minuta me fishekzjarre dhe besoj se do jetë e paharrueshme”, tha Veliaj. 

Për lokalet të shtunën dhe të dielën do të bëhet një tolerim.

Vitin 2022 Tirana e mbyll si kryeqyteti europian i rinisë ndërsa vitin 2023  e  nis si qyteti europian i sportit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat