Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me kioskën

Tirana

Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me kioskën

Më: 22 janar 2023 Në ora: 08:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa është i paqartë shkaku i këtij aksidenti.

Në automjet ishin dy femra, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat