KQZ del me njoftimin e fundit për posterat elektoral në Tiranë

Tirana

KQZ del me njoftimin e fundit për posterat elektoral në Tiranë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 20:40
KQZ

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i njohur si KQZ, ka vendosur heqjen e bilbordeve denigrues të partive politike në rrugët e qyteteve, duke kërkuar nga subjektet zgjedhore të vetëpërmbahen dhe të kenë kujdes në mesazhin që u përcjellin gjeneratave të reja.

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes konstatoi përmbajtje jo të përshtatshme në posterat elektoral të vendosura në zona të ndryshme të Tiranës. Përdorimi i imazheve dhe gjesteve fyese në fushata elektorale që cenojnë dinjitetin e njeriut janë të papranueshme dhe të sanksionueshme me ligjin zgjedhor.

Partitë politike nuk duhet të heqin dorë nga roli edukues dhe modeleve pozitive për shoqërinë, thotë Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes, teksa nxit subjektet zgjedhore të japin shembullin e mirëkuptimit, dialogut dhe paraqitjen e alternativave më të mira në dobi të komuniteteve që do qeverisin pas zgjedhjeve.

Kodi i sjelljes për Partitë politike në Shqipëri i nënshkruar nga subjektet zgjedhore bazohet në respektimin e dinjitetit të barabartë të të gjitha qenieve njerëzore, lirinë e shprehjes dhe mendimit, dialogun demokratik, tolerancën dhe respektin e ndërsjelltë, duke luftuar kundër të gjitha formave të pretenduara të epërsisë së një grupi ndaj të tjerëve, si dhe diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes përbëhet nga: Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Këshilli Shqiptar i Medias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat