Aksidenti tek Liqeni/ Eldi Alushi nuk ishte në automjet, makina drejtohej nga Emiljano Nina, bashkëpunëtori i Ervis Martinajt

Tirana

Aksidenti tek Liqeni/ Eldi Alushi nuk ishte në automjet, makina drejtohej nga Emiljano Nina, bashkëpunëtori i Ervis Martinajt

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 14:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Eldi Alushi, i cili mori në ngarkesë peshën e aksidentit të djeshëm pranë Liqenit të Toranës nuk ishte i pranishëm në automjet në momentin e ngjarjes.
Vëllai i Eldi Alushit, Jurgen Alushi ishte pasagjer në makinë ndërsa makinën e ngiste Emiljano Nina.

Emiljano Ninë, i cili po drejtonte makinën në momentin e ngjarjes, që tashmë është në kërkim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Emiljano Nina është një person me rekord të theksuar kriminal, i dyshuar për vrasje dhe bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Alushi për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial.

Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Alushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

Eldi Alushi ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit Emiljano Nina. Policia vijon kontrollet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat