E rëndë/ 18-vjeçarja shqiptare godet me thikë ish-të dashurin e saj

Tirana

E rëndë/ 18-vjeçarja shqiptare godet me thikë ish-të dashurin e saj

Më: 9 janar 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një 18-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ka goditur me thikë ish të dashurin e saj.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se i riu është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat