Përfshihet nga flakët një biznes në Tiranë

Tirana

Përfshihet nga flakët një biznes në Tiranë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 15:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një biznes në rrugën “Naim Frashëri” pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë,  është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e një prej makinerive të duraluminit, në këtë biznes.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat