Fluks paciëntësh në Pediatrinë e Tiranës, mjekja: Kam patur deri 100 vizita në ditë

Tirana

Fluks paciëntësh në Pediatrinë e Tiranës, mjekja: Kam patur deri 100 vizita në ditë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 09:29
Lori Gjoni

Mjekja pediatre në Pediatrinë e QSUT-së, Lori Gjoni, është shprehur se ka pasur fluks pacientësh, i cili shtohet gjatë kësaj periudhe për shkak të virozave gripale që qarkullojnë.

Komentet Gjoni i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se vetë ajo brenda turnit 12 orësh, ka pasur deri në 100 vizita në ditë.

Ajo tha gjithashtu se mjekët janë të detyruar të shërbejnë me shumë përgjegjshmëri kundrejt qytetarëve.

“Për shkak të flukseve dhe kapaciteteve, edhe ne si mjekë jemi të mbingarkuar. Unë kam pasur edhe 100 vizita në turnin tim, brenda 24 orëshit. Padyshim që më lodh, por pediatria është profesioni më i mirë, megjithëse edhe fëmijët janë bekim i shpirtit.

QSUT është një strukturë e mirëorganizuar dhe në bazë të funksionalitetit është një qendër e pajisur me burime njerëzore.

Duhet patur parasysh që është qytetari që duhet të zgjedhi shërbimin e ofruar. Unë si mjek jam i detyruar që t’i shërbej. Ta trajtoj rastin me shumë përgjegjshmëri”, tha Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat