Hidhnin skedina me celularë, arrestohen tre të rinjtë në Tiranë

Tirana

Hidhnin skedina me celularë, arrestohen tre të rinjtë në Tiranë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 11:23
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 4, në kryeqytet ka goditur tre raste të organizimit të lojërave të fatit.

Bëjhet me dije se në pranga kanë përfunduar 3 shtetas, ndërkohë që janë sekuestruar dhe aparatet celularë që të rinjtë përdornin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet dhe si rezultat, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të vënies së basteve sportive, me aparate celulare.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Beluë Hatib”, shërbimet e Policisë gjetën të hapura në celularët e shtetasve R. H., 26 vjeç, D. J., 26 vjeç, dhe A. K., 27 vjeç, faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat