Vodhën 10 mijë euro në biznesin ku punonin, vihen në pranga nga policia e Tiranës

Tirana

Vodhën 10 mijë euro në biznesin ku punonin, vihen në pranga nga policia e Tiranës

Më: 20 janar 2024 Në ora: 09:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “All in”.

Ata u vunë në pranga pasi në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”.

Dy të arrestuarit, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

Operacioni u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat