Fshihte drogën te ora e ujit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Tirana

Fshihte drogën te ora e ujit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 27-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. Policia thotë se ai shiste lëndë narkotike në një zonë që frekuentohet nga nxënës shkolle.

“Si rezultat, në rrugën “Mati Logoreci”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle”, njoftoi policia.

Uniformat blu sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.

Policia po punon për të zbuluar personat e tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat