​Tirana shpallet Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025

Tirana

​Tirana shpallet Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Tirana është shpallur Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025.

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj e konsideron një mundësi të mirë për promovimin e kulturës së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

“Nuk e fsheh dot kënaqësinë për këtë super lajm për qytetin tonë – Një mundësi e shkëlqyer për t’i rrëfyer së bashku Evropës kulturën tiranase dhe atë shqiptare, me kërshërinë e një qyteti në transformim dhe njerëzve të dashuruar pas artit dhe kulturës”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar, Tirana mbajti titullin si Kryeqyteti Evropian i Sportit, ndërsa në 2022 ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat