Grabitet një dyqan celularësh në Tiranë

Tirana

Grabitet një dyqan celularësh në Tiranë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një dyqan celularësh në kryeqytet ka rënë pre e një grabitje, ku mësohet se janë vjedhur vetëm aparate celularësh.

Nga informacionet paraprake dyshohet se autori ka qenë i armatosur dhe nën kërcënimin e armës ka marrë rreth 15 celularë.Pas grabitjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Bëhet fjalë për subjektin “Fejzo Shop” me vendndodhje në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Subjekti është në pronësi të Myslym Fejzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat