​“Sundimi i ligjit” kap tre shtetas shqiptarë për vjedhje në Tiranë

Tirana

​“Sundimi i ligjit” kap tre shtetas shqiptarë për vjedhje në Tiranë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, Policia e Shtetit ka arrestuar në Tiranë tre shtetas të shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë A. K. (32), banues në Fushë Lurë, shpallur në kërkim për veprën plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim, E. M., (30) dhe R. K. (30), të dy banues në Tiranë.

Pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dërguar urdhër për ndalimin e tyre nën dyshimin për vjedhje në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat